Me 97 vota kundër, maxhoranca rrëzon dekretin e Presidentit për Kodin Zgjedhor
Maxhoranca në Kuvendin e Shqipërisë ka rrëzuar me 97 vota kundër ligjin për disa ndryshimeKodin Zgjedhor.

Dekreti për disa ndryshime në Kod u kthye për rishqyrtim në Kuvend nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas votimit më 30 korrik 2020.

Së fundmi Presidenti kishte kërkuar mendim nga Komisioni i Venecias, i fundit ky që e pranoi kërkesën për shqyrtim dhe do të kthente një përgjigje në muajin dhjetor.

Nga ana tjetër, socialistët u shprehën se nuk do ta vononin votimin e Kodit këtë të enjte, në mënyrë që të vijonte normalisht procesi për përgatitjen e zgjedhjeve të 2021.

Ishin vetëm 13 deputetë që kanë votuar pro dekretit te Presidentit Meta per disa ndryshime ne Kodin Zgjedhor, ndërsa 1 ka abstenuar.

Shtuar më 29/10/2020, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori