Me 6 tetor nisin diskutimet për reformën në drejtësi
Pëlqej
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naco pritet të jetë prezent në tryezën e 6 tetorit të thirrur nga presidenti Bujar Nishani për reformën në drejtësi. Pjesë e kësa tryeze pritet të jenë edhe përfaqësues të partive parlamentare, me synim krijimin e një konsensusi sa më të gjerë politik për realizimin e një prej reformave më të rëndësishme në vend.

Për realizimin e kësaj fereforme qeveria ka ngritur një grup pune, pjesë e të cilit ishin Ministri i Drejtësisë, ai i Brendshëm, ai për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetë të majtë, por në Tryezën e Tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri – BE, është shqyrtuar mundësia e krijimit të një komisioni të posaçëm për këtë reformë.
Shtuar më 22/09/2014, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori