Më 5 tetor nisin aplikimet për llotarinë Amerikane
Katër ditë para nisjes zyrtare të aplikimeve për Llotarinë Amerikane 2010">2010, Konsullja e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Lyra Carr, doli sot në një konferencë shtypi për të bërë njoftimin se nga data 5 tetor 2010">2010 deri në 3 nëntor 2010">2010, të gjithë të interesuarit do të mund të aplikojnë online për Llotarinë Amerikane 2010">2010.

Zyrtarja amerikane u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes, nga disa faqe interneti që ofrojnë gjoja aplikim në llotari kundrejt pagesës. “Ambasada nuk ka asnjë kontakt ligjor me këto zyra”, ka thënë konsullja e ambasadës së SHBA në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ajo shtoi se aplikimet këtë vit do të bëhen në faqen zyrtare që do të bëhet e ditur në ditën e parë të afatit të aplikimeve. Pas aplikimit çdo pjesëmarrës në lotari do të pajisjet me një kod shifror, i cili është i vetmi mjet për të verifikuar më vonë ecurinë e procesit deri në shpalljen ose jo fitues.

Zyrtarja amerikane paralajmëroi se përzgjedhja e fituesve do të ndikohet së tepërmi nga arsimimi dhe përvoja në punë e aplikantëve.
Shtuar më 01/10/2010, ora 19:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori