Më 25 janar- takimi i parë formal midis përfaqësuesve të Kosovës e të Serbisë
Albeu.com
Takimi i parë formal midis ndërmjetësve ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara, të udhëhequr nga ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, dhe përfaqësuesve të Kosovës e të Serbisë dhe Malit të Zi, do të mbahet në Vjenë më 25 janar, njofton AFP.Takimi i parë formal midis ndërmjetësve ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara, të udhëhequr nga ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari, dhe përfaqësuesve të Kosovës e të Serbisë dhe Malit të Zi, do të mbahet në Vjenë më 25 janar, i ka thënë agjencisë AFP, zëdhënësja e Ahtisarit, Hua Tiang. Sipas saj, takimi do të fokusohet në çështjen e decentralizimit, dhe pritet që të dy qeveritë t'i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të cilët do t'i paraqesin platformat për këtë çështje.


Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe OSBE-ja pritet që t'i dërgojnë vëzhguesit e tyre në takim. Ahtisari ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit të Kontaktit, përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rusisë, me qëllim të diskutimit për statusin e ardhshëm të Kosovës. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, i cili ka thënë se mbledhja ministrore e Grupit të Kontaktit do të mbahet më 31 janar në Londër. Sipas tij, takimi i sotëm ishte përgatitje për takimin e Londrës. Petersen tha se "Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për rëndësinë e bisedimeve më 25 janar prandaj mendoj se ata po përgatiten për këtë takim". rtk
Shtuar më 17/01/2006, ora 14:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori