Më 25 janar- raundi i parë i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë
Albeu.com
I dërguari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Marti Ahtisari, tha se shpreson se përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në raundin e parë të bisedimeve, në 25 Janar në Vjenë.Ai tha se është i sigurtë që delegacionet do të udhëtojnë drejt Vienës në fund të muajit, por theksoi frazën" le të presim kush vjen realisht".

Këtë deklaratë Ahtisari e dha pas takimit me presidentin e Austrisë Heinz Fischer, ku merrte pjesë dhe Zëvendës i Dërguari i KB-së për statusin e Kosovës, diplomati austriak Albert Rohan. Agjenda e raundit të parë, do të përfshije bisedimet për decentralizimin ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, mbrojtjen e minoriteteve dhe të monumenteve kulturore.
Shtuar më 13/01/2006, ora 14:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori