Me 23 shtator, gjyqi ndaj 17 shqiptareve te arrestuar nga Lugina e Presheves
Albeu.com
Prokuroria e posacme per krimet e luftes ne Beograd ka caktuar 23 shtatorin si diten per nisjen e procesit gjyqesor ndaj 17 shqiptareve te Lugines se Presheves, te arrestuar disa muaj me pare.Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave 17 shqiptaret akuzohen per kryerjen e krimeve te luftes ndaj popullsise serbe dhe atyre joshqiptare ne rajonin e Gjilanit.

Sipas burimeve, 9 nga 17 te akuzuarit, konkretisht Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazife Hasani, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiku dhe Burim Fazliu ndodhen ne burgun qendror te Beogradit.

Nderkohe, kryetari i Levizjes Kombetare Shqiptare ne Luginen e Presheves, Orhan Rexhepi ka deklaruar se personat ne fjale jane te pafajshem dhe akuzohen padrejtesisht nga autoritetet serbe.
Shtuar më 03/09/2009, ora 15:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori