Me 223 km/h, policia pezullon 39 patenta për 48 orë
Pëlqej
Policia Rrugore e Tiranës njofton se gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 39 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë tej normavelejuara vetëm në autostradën Tiranë-Durrës.

"Gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar 39 Leje Drejtimi për shejtësi tej normavelejuara.

Shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative për OASh për pezullim të Lejes së Drejtimit.

Qëllimi jonë s’është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve/shpëtimi i jetëve si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie të këtyre drejtuesve të automjeteve, të cilët duke drejtuar makina prodhime të viteve të fundit, nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrugë", shkruhet në faqen e policisë së shtetit në rrjetin social Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2018, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori