Me 180 km/h, policia ka një mesazh për shoferët
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar dhe sot në mbrëmje kontrollet në rrugë kundër shoferëve që thuejnë rregullat e qarkullimit. Në një postim në Facebook, Policia tregon se radarët kanë kapur shoferë që ecin dhe me 180 km/h dhe janë burim aksidentesh.

“Guxim! Vetebesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cila do qoftë arsyeja e drejtimit të mjetit në këtë mënyrë tejet të rrezikshme për jetën e tyre dhe të tjerëve, është e pa pranueshme dhe vrastare🚑”, shkruajnë uniformat blu.

NJOFTIMI I PLOTË

Rruga 🛣është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj, shpejtësia, alkooli, garat me shpejtësi, te presin rrugëtimin e jetës🚑. Vijojnë kontrollet👮‍♂🚔 parandaluese për aksidentet rrugore, ne rrugët te cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak te shpejtësisë ✈dhe manovrave te rrezikshme qe kryejnë drejtuesit e mjeteve. 140 km/h-180 KM/h në aksin Sauk-Teg, prej orës 20:00 deri në 22:00, 🛣✈✈kur fluksi i mjeteve ne levizje eshte i plote.

Guxim! Vetebesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cila do qoftë arsyeja e drejtimit të mjetit në këtë mënyrë tejet të rrezikshme për jetën e tyre dhe të tjerëve, është e pa pranueshme dhe vrastare🚑.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë 📸, në dy ore në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 22 leje drejtimi për shpejtësi ✈mbi normat e lejuara, te cilat varionin nga 140 km/h – 180 km/h 🛫, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjereve por edhe përdorueseve te tjerë. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugore, mos u beje statistike rrugore🚑. familja ka nevoje per TY , jo per fotot dhe videot Tuaja🙏

Ndërkohë postimi në faqen e Policisë së Shtetit është fshirë, për arsye të paqarte.
Shtuar më 13/11/2019, ora 22:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori