Me 18 Maj, Joe Biden viziton Kosoven
Albeu.com
Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do të vijë këtë muaj në Ballkan për të biseduar me liderët politikë dhe personelin e ushtrisë amerikane.Sipas Shtëpisë së Bardhë, udhëtimi i nënpresidentit Biden do t'i përfshijë vizitat në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.

"Gjatë vizitës, nënpresidenti do të takohet me udhëheqësit politikë të të tri vendeve, si dhe me zyrtarë amerikanë dhe personelin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të stacionuar në rajon", thuhet në komunikatën nga zyra e nënpresidentit Biden.

Vizita e nënpresidentit Biden në tri vendet ballkanike do të fillojë më 18 të këtij muaji. (ktv)
Shtuar më 02/05/2009, ora 04:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori