Për t’u marrë shembull! Zaimina heq pemën e festave me vajzën e bashkëshortit (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Zaimina Vasjari rreth një vit më parë përjetoi një nga gëzimet më të mëdha në jetë.

Ajo u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë vajzën e saj Khloe nga martesa me partnerin Klodian Asllani.

Pavarësisht se këngëtarja ka dashur ta mbajë larg syve të medias lidhjen e saj të dashurisë dhe sidomos marrëdhënien me vajzat e partnerit, kohët e fundit Zaimina ka qenë mjaft e hapur.

Ajo publikon shpesh foto dhe video të Khloes bashkë me vajzat e bashkëshortit dhe marrëdhënia është për t’u marrë shembull.

Së fundmi, Zaimina ka publikuar në Instagram një video ku duket se kur ka hequr pemën e festave pranë saj ka qenë edhe Kristel, vajza e Klodit.

Bashkë me Khloen, të treja, ato kanë hequr pemën në kohën e duhur.


Shtuar 7.01.2020 08:20