Me 17 nentor mbahen zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove (video)
Albeu.com
Zgjedhjet e pergjithshme dhe ato lokale ne Kosove do te mbahen me 17 nentor paralelisht me procesin e zgjidhjes se statusit. Keshtu ka vendosur shefi i Misionit te KB ne Kosove, Joachim Ruecker, pas takimit me EN. type="application/x-oleobject" width="320" height="290">




showstatusbar="true" src="http://www.balkanweb.com/sitev4/upload/multimedia/1188584424.wmv">


Autoritetet thane se statusi mbetet perparesia kryesore per Kosoven dhe paralajmeruan mundesine e shtyerjes se zgjedhjeve nese ato e pengojne procesin e statusit. Ruecker tha se vendimi per mbajtjen e zgjedhjeve bazohet ne disa kushte te cilat duhet t'i plotesojne subjektet politike. "Partite duhet te respektojne te gjitha afatet teknike, perfshire afatin per dorezimin e listave te kandidateve, se dyti partite politike nuk do te veprojne ne ate menyre qe e pengon procesin e statusit dhe se treti Ekipi Negociator do te qendroje se bashku dhe do te angazhohet ne menyre konstruktive deri ne perfundim te procesit per zgjidhjen e statusit te Kosoves," tha Ruecker. Zgjedhjet do te mbahen sipas sistemit me lista te hapura dhe partite politike duhet te marrin se paku 5 perqind te votave per te siguruar perfaqesimin e tyre ne parlament. Kjo kuote nuk vlen per subjektet politike te pakicave, te cilat kane vende te rezervuara ne Kuvendin e Kosoves. (News24)
Shtuar më 01/09/2007, ora 09:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori