Me 11 badigardë, anti-plumb dhe Tom Doshi në krah: Çfarë nuk u pa nga hyrja e Ramës në Shkodër

Shkodra ishte nën shtetrrethim gjatë pasdites së djeshme për shkak të vizitës së Ramës atje në kuadër të takimeve elektorale, ndërsa bashkia nuk i kishte dhënë leje.

Ndërkohë që protestuesit përplaseshin me policinë, Rama hyri nga rrugë dytësore në Shkodër nën masa të rrepta sigurie dhe Tom Doshin në krah, shkruan Albeu.com.

Rama u shoqërua nga të paktën 11 badigardë që mbulonin nga afër lëvizjet e tij dhe mijëra forca policie që gjendeshin në terren.

Kryeministri kërkoi të tregonte forcën ndaj demokratëve dhe atyre që nuk e donin në qytet duke mundur kështu që të futej nën masa ekstreme sigurie.

Në foto duket se njëri nga badigardët mban në dorë një anti-plumb të mbyllur në formë valixheje të vogël, e cila hapet dhe mbulon objektivin në raste rreziku. /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2019, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori