McGuffy: Kosova dhe Serbia te tregojne maturi
Albeu.com
Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë u ka kërkuar autoriteteve kosovare dhe atyre serbe që të përmbahen nga deklaratat, të cilat mund të shkaktojnë shqetësim te banorët e Mitrovicës, kërkesë kjo që vjen pas ngjarjeve të fundit në veri dhe deklaratave të ndryshme lidhur me këto ngjarje.

Sipas ICO-s dialogu mes palëve përgjegjëse do të ishte mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve që lidhen me pjesën veriore të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Andy McGuffy, shprehu bindjen se deklaratat politike që shkaktojnë shqetësim te popullata, nuk janë në favor të krijimit të një ambienti të nevojshëm për një përparimin demokratik.
"Është përgjegjësi e të gjithëve, e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe të qeverisë, udhëheqësve të komuniteteve, që të krijojnë ambientin e duhur për përparimin demokratik. Ky ambient nuk mbështetet nëse njerëzit thonë gjëra që shkaktojnë shqetësim dhe siklet. Prandaj, është një përgjegjësi e përbashkët - askush nuk është i përjashtuar", u shpreh McGuffy.

Ndërkohë përfaqësues të partive opozitare në Kosovë shprehin bindjen se Beogradi dëshiron t'i shfrytëzojë reagimet e Prishtinës zyrtare lidhur zhvillimet e fundit në veri, për të forcuar qëndrimin serb se zgjidhja për veriun e Kosovës është shkëmbimi territorial apo ndarja territoriale e Kosovës.
Shtuar më 12/07/2010, ora 19:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori