Grabitet makina luksoze e administratorit të shkollës private në Elbasan

Një makinë është grabitur së fundmi në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 16:30.

Makina tip S class i vit prodhimit 2006 me targa AA210UV në pronësi të shtetasit XH.D, administratori një shkolle private në Elbasan, është grabitur nga maskat.

Ndërsa ka kryer denoncimin në polici ai ka pohuar se nuk ka asnjë konflikt apo dyshime për vjedhjen e makinës, ndërkohë që policia akoma nuk ka bërë një njoftim për median për ngjarjen në fjalë.


Shtuar 30.01.2020 08:08