“Do doja të ishe këtu”, Beatrix Ramosaj kujton me mall të atin e ndjerë (FOTO LAJM)

Si rrallëherë, Beatrix Ramosaj ka publikuar një foto të babait të saj në Instagram.

Këngëtarja ka treguar se i mungon dhe se do donte shumë ta kishte pranë.

“Do doja të ishe këtu babi, vërtetë na mungon shumë”, ka shkruar Beatrix.

Ajo ka folur brenda shtëpisë së Big Brother Vip për raportin me të atin, duke e përshkruar si një njeri shumë të bukur dhe mbështetës.

Megjithatë Ramosaj ka shtuar se mami Antigona e ka bërë më së miri rolin e të dyve, por shpesh i ka munguar i ati.