Mbytja e dy plazhistëve, hetim kreut të komunës Shëngjin
Pëlqej
Mosmarrja e masava nga ana e Komunës Shëngjin për sigurinë e pushuesve gjatë sezonin turistik të këtij viti ka bërë që kreu i komunës të procedohet penalisht për mbytjen e dy personave një javë më parë.

Duke ju referuar dy ngjarjeve të fundit policia ka nisur hetimet ndaj Kryekomunarit Kaçaj, pasi ky i fundit nuk ka zbatur vendimin e Këshillit të Ministrave për sigurinë në plazh që është për detyrë e pushtetit vendor.

Vetëm 10 ditë më parë një fëmijë 8-vjeç nga Kosova u mbyt në det në plazhin e Shëngjinit, teksa i shpëtoi syrit të prindërve. Një ngjarje tjetër ndodhi në këtë plazh vetëm tre ditë më vonë ku një 50-vjeçar po nga Kosova u mbyt në ujërat e Shëngjinit teksa kishte ardhur me famlje me pushime në këtë zonë. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori