Mbytja e 8 vjeçares, procedim penal dy mjekëve
Pëlqej
Sot ka nisur procedimi penal ndaj dy mjekëve të qendrës shëndetësore të Shëngjinit, pasi nuk kanë marrë masa për t’i dhënë ndihmën e parë 8 vjeçares nga Kosova, e cila u mbyt dje në plazhin e Shëngjinit.

Policia bën me dije se ka nisur porcedimi penal ndaj mjekëve Domenika K dhe Gjelina G., pasi akuzohen për "shpërdorim detyre".

Kujtojmë këtu se 8-vjeçarja Gabriela Çeta u mbyt pasditen e djeshme në plazhin e Shëngjinit, ku ndodhej me familjarët e saj. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori