Mbytja e 2 të rinjve, RENEA vijon kërkimet
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë nisur sërish kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë të dy 20-vjecarëve të mbytur ditën e djeshme në lumin Ishëm. Sipas të dhënave nga vendngjarja, kërkimet janë përqendruar në një pjesë të lumit ku janë grumbulluar shumë bidona plastikë.

Është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve dhe eskavatorëve për largimin e bidonave me qëllim nxjerrjen e dy të rinjve, pasi dyshohet se ata mund të kenë ngecur mes bidonave.

Raportohet se në vendngjarje ndodhen edhe forcat RENEA, ndërsa polumbarët do të zhyten në lumë pasi të jenë hequr bidonat nga sipërfaqja.

Mësohet gjithashtu se zona ku po zhvillohen kërkimet ka një sipërfaqe prej 100 metrash dhe është e thellë 4 metra. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori