Mbytja e 12 vjeçarit në liqen, nëna e tij shtrohet në spital
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ndodhi dje rreth orës 14:15, në rezervuarin e fshatit Mëzes, ku u mbyt një fëmijë 12 vjeç. Viktima F. Gurakuqi ka qenë duke luajtur mbi akullin e liqenit, bashkë me disa fëmijë të tjerë, kur pjesa e ngrirë është thyer dhe ai ka rënë brenda në liqen, duke mos arritur të dalë më nga aty.

Kanë qenë banorët e fshatit që kanë shkuar të parët në vendin e ngjarjes, duke ndihmuar 15-vjeçaren E.Gurakuqi dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit nr.6 dhe më pas edhe forcat speciale RENEA.

Vajzës i është dhënë ndihma e parë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas është dërguar në spital. Nëna e dy fëmijëve, Jolanda Gurakuqi, sapo ka mësuar ngjarjen, ka pësuar gjendje të fikëti dhe është dërguar po ashtu në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruan "Panorama".

Ndërsa babai i dy fëmijëve, Fatos Gurakuqi, aktualisht ndodhet në burg, duke vuajtur dënimin me 10 vjet heqje lirie, i akuzuar për përdhunimin e së bijës, vajzës që i mbijetoi dje mbytjes në liqen. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2017, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori