Mbytet një 8-vjeçare në Shëngjin
Pëlqej
Një vajzë 8-vjeçare është mbytur në det, pasditen e sotme në Shëngjin. Vogëlushja shoqërohej në plazh nga prindërit e saj, të cilët për pak çaste e kanë humbur nga sytë, duke bërë që fëmija të futej e vetme në det.

Fëmija, e identifikuar si G.Qeta, është nxjerrë nga uji pa shenja jete dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, ku mjekët kanë konstatuar se fatkeqësisht për të voglën ishte tepër vonë. Mësohet se familja Qeta është nga Kosova dhe po kalonte disa ditë pushimi në plazhin e Shëngjinit.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare akuzoi autoritetet lokale në Shëngjin për mospranimin e bashkëpunimit për vendosjen e rojeve bregdetare ne plazh. “Kur nuk merren masa të ruajtjes ndodhin të tilla tragjedi.”- deklaroi Tare
Shtuar më 12/08/2014, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori