Mbytet një 74 vjeçar në plazhin e Velipojës
Është mbytur një tjetër pushues në Velipojë. Ai është identifikuar si shtetasi Vebi Dini, 74 vjeç banues në Dobraç, Shkodër.

Sipas burimeve policore, salla operativë është njoftuar rreth orës 17:00 se në Rrjoll të Velipojës, një shtetas po mbytej në det.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë si dhe ambulanca, ku kane konstatuan se personi ishte nxjerrë nga pushuesit nga deti ne gjendje kritike.

Të moshuarit i është dhënë ndihma e parë mjekësore si dhe është transportuar për në spital por rrugës ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja të dukshme dhune. Grupi hetimor në vendngjarje për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar më 21/08/2016, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori