Mbyllja e universiteteve private, ministrja Nikolla në krah të studentëve
Pëlqej
Lindita Nikolla
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla shprehur sot mbështetje për studentët e universiteteve të mbyllura nga MAS.

Në një konferencë për shtyp, ministrja Nikolla i siguroi studentët që do të përdoren të gjitha mjetet për të qenë në krahun e tyre, duke tërhequr madje edhe dokumentacionet nëpër institucionet përkatëse ku këta studentë kanë studiuar.

“Universiteti Vitrina vazhdon të shkelë ligjin duke mos respektuar vendimin e Këshillit të Ministrave, ndërkohë që ka përgjegjësinë të dorëzojë dokumentacionin tek sudentët, ndaj Nikolla i bëri thirrje që të ecë në rrugën e ligjshmërisë” tha ministrja.

Nga ana e tij, Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule shprehu gatishmërinë e tij për të gjithë këta studentë, duke u siguruar atyre arsimimin e mëtejshëm për vitet e treta dhe vitet e dyta për sistemin master. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori