Zelensky: Ushtarët e parë të huaj kanë mbërritur në Ukrainë për të na ndihmuar

Luftëtarët e parë të huaj kanë mbërritur në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ukraina po përshëndet tashmë vullnetarët e huaj të parë që janë tashmë në rrugën e tyre për të mbrojtur lirinë dhe jetën për ne dhe për të gjithë”, tha ai në një video të postur në Facebook.

Qeveria ukrainase u ka bërë thirrje njerëzve në mbarë botën që t’i bashkohen luftës kundër Rusisë.

Por qeveritë si SHBA-ja dhe Britania e Madhe i kanë udhëzuar qytetarët ndryshe, ndërsa dërgojnë ndihmë në formën e armëve, ndihmës dhe sanksioneve. Zelensky nuk specifikoi se nga kanë ardhur ushtarët.

Ai vlerësoi gjithashtu aleatët për dërgimin e armatimit në Ukrainë, duke thënë se ajo merr municione të reja çdo ditë nga partnerët dhe nga miqtë e vërtetë. Çdo ditë ne kemi gjithnjë e më shumë armë të fuqishme”, tha ai.

Zelensky njoftoi një plan për të rindërtuar vendin pas luftës, duke thënë se është krijuar një program për të ndihmuar ukrainasit që kanë humbur punën dhe premtoi se të gjitha pensionet do të paguhen.

“Ukrainasit në të gjitha rajonet e djegura nga lufta po marrin gjithçka të nevojshme. Shtabet koordinuese janë duke punuar plotësisht, ngarkesat e vërteta humanitare janë në rrugë e sipër”, tha ai./albeu.com


Shtuar 3.03.2022 13:21