Mbyllet raundi i dytë i diskutimeve Greqi-Shqipëri, u fol për detin
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar përfundimin e raundit të dytë të bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqise.

Raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Bisedimet janë zhvilluar në Athinë dhe sipas MEPJ-së shqiptare, ato janë zhvilluar në një klimë konstruktive dhe bashkëpunese.

“Përfundoi sot me datë 15 maj 2018 në Athinë raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Shtuar më 15/05/2018, ora 18:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori