Mbyllet raundi i dytë i bisedimeve NATO-Shqipëri
Albeu.com
Eshtë mbyllur me sukses eshe raundi i dytë i bisedimeve midis Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Republikes së Shqipërisë.Sipas një njoftimi nga zyra për shtyp pranë Ministrisë së Jashtme, bëhet e ditur se negociatat u përqëndruan në ceshtje të karakterit tekniko-ligjor, cështje të sigurisë dhe të burimeve financiare dhe njerezore. Me mbylljen e këtij raundi të negociatave hapet rruga për nënshkrimin e protokolleve të pranimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, të cilat pritet të nënshkruhen në fillim të muajit korrik 2008. Ekipi negociator shqiptar kryesohej nga z. Glori Husi, Koordinator Kombëtar për cështjet me NATO-n. (start)
Shtuar më 10/05/2008, ora 00:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori