“Burg Brother Vip”, të rinjtë me pankarta në duar nisen drejt kryeministrisë

Me moton “Shqipërisë do t’i dalim zot” qytetarët e thirrur nga opozita për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së PS kanë filluar të mbldihen në pika të shumta të kryeqytetit për tu grumbulluar më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”

Ajo që bie në sy është një parrullë të cilën e mbanin në duar të rinjtë e cila thotë “Burg Brother Vip.”

Para Kryeministrisë është vendosur podiumi ku përfaqësuesit e opozitës do të mbajnë fjalimet e tyre. Dyert e kryeministrit janë të blinduara me veshje metalike, në pritje të protestuesve që janë nisur nga të gjitha rrethet. Në sheshin “Nënë Tereza” do të mblidhen protestuesit që vijnë nga Jugu, te sheshi “Skënderbej” do të mblidhen qytetarët që vijnë nga Veriu.

Policia ka marrë një sërë masash që prej ditës së djeshme për mbarëvajtjen e saj.
Situata aktualisht është e qetë./Albeu.com/


Shtuar 11.02.2023 12:15