Mbyllet procesi i parë i garës për hetues të BKH, skualifikohen 229 kandidatë

Mbyllet procesi i shqyrtimit të aplikantëve fillestarë për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetmit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të BKH bëhet e ditur se janë skualifikuar 229 kandidatë, ndërsa 424 të tjerë kanë kaluar në fazën tjetër.

Të kualifikuarit që vijojnë garën për t’u bërë hetues në BKH, do i nënshtrohen testitarsyetimit logjik me shkrim, i cili do të zhvillohet më 14 tetor në Pallatin e Kongreseve.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 12.10.2020, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjeskandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 653 aplikime, ku u kualifikuan 424 kandidatë dhe 229 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 14.10.2020, do t`i nënshtrohen TestitArsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Shtuar më 12/10/2020, ora 22:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori