Mbyllet per 48 ore dogana e Kakavijes
Albeu.com
Pikat e Kalimit Kufitar të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër nuk do të funksionojnë për 48 orë për automjetet, por vetëm për këmbësorët. Për shkak të grevës që doganierët e doganës në Palën Greke do të ...... zhvillojnë për dy ditë rrjesht, të gjitha pikat e kalimit të Kontrollit Kufitar që mbulon Drejtoria Rajonale për kufirin dhe Migracionin Gjirokastër dhe konkretisht: Pika e Kalimit Kufitar Kakavije, Tre Urat Çarshovë si dhe pika e Sopikut, që prej datës 03.02.2010, ora 23.00 deri më datën 05.02.2010, ora 23.00, nuk do të funksionojnë për automjetet , (as për kamjonët e as për autovetuarat apo autobuzët, por vetëm për këmbësorët. Sipas policisë, të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjet për në shtetin grek në këto data të marrin masa për të anulluar dhe mos lëvizur në drejtim të këtyre pikave, për të mos krijuar konfuzion dhe radhë në këto pika. Ndërkohë që akoma nuk është e konfirmuar, por mendohet se edhe pikat doganore në Kapshticë dhe Qafë Botë të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj kohe, si pasojë e grevës së doganierëve grekë.
Shtuar më 03/02/2010, ora 01:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori