Mbyllet pas 3 muajsh çadra, Basha: Rrëzuam muret e mykura të Republikës së Vjetër! (VIDEO)
Pëlqej
Pas tre muajsh është mbyllur sot çadra e PD-së me nisjen e fjalës se kreut te PD-se, Lulzim Bashes.

Ai tha sot pas arritjes se marrëveshjes se demokratet tashmë marshojnë drejt fitores.

“Sot, ju dhe ne jemi e ardhmja e Shqiperisë Evropiane”, tha Basha.
“Për 90 ditë qëndruat stoike përballë krimit dhe shantazhit. Ajo qe ju ndezët është flaka e shpresës. Kauza jone ishte e drejte dhe qëndresa epike”, tha Basha.

“Kjo levizje rrezoi sot muret e mykura te Republikes se Vjeter. Muret e keshtjelles se mykur te Republikes se Vjeter rane vetem prej qendreses suaj. Askush nuk ju trembi dot. Askush nuk na kthen dot ne rrugen qe kemi nisur.

90 dite dhe Shqiperia tashme nuk eshte sic ishte me pare. Por 37 ditet e ardhshme kjo levizje nuk do te ulet, nuk do te shperndahet, por do te marshoje ne cdo cep te Shqiperise”, tha ndër të tjera Basha. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2017, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori