Drejtoria e Kufirit dhe Migracioni në Gjirokastër ka bërë me dije se duke filluar nga ora 07:00 e ditës së nesërme dhe duke vazhduar deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor, pika
kufitare e Kakavijës do të jetë e mbyllur. Mbyllja do të ndodhë si pasojë e një greve të organizuar nga punonjësit e doganës
greke.
Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë,
kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike,
kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për
raste emergjente shëndetësore apo
raste vdekjesh.
Njoftimi i plotë
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër
Stacioni i Policisë
Kufitare Kakavije: Autoritetet e Policisë
greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë
Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës
greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale
greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.
Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës
greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe
kamionët që transportojnë mallra.
Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë,
kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike,
kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për
raste emergjente shëndetësore apo
raste vdekjesh.
Policia
Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 13:26