Mbyllet fasoneria në Përmet, 150 gra dalin në protestë
150 gra punonjëse të një fasonerie në Përmet kanë protestuar ditën e sotme përpara Bashkisë se Përmetit pasi ju është mbyllur fasoneria nga ana e Drejtoria e Shëndetit Publik në këtë qytet.

Ato shprehen se kjo fasoneri është mbyllur për shkak se kanë rezultuar me Covid-19 disa punonjëse të cilat menjëherë janë karantinuar në banesa, ndërkohë që pronari i fasonerisë, ka marrë të gjitha masat e protokollit të Covid-19, duke nisur që nga mbajtja e distancës, maskës dhe dezinfektuesit.

Punonjëset janë shprehur se kjo është e vetmja e ardhur që kanë për të mbajtur familjet e tyre, pasi bashkia nuk ju ofron asnjë vend pune, dhe ditët që kjo fasoneri do të jetë e mbyllur nuk do të paguhen. Ato kanë pohuar se dhe gjatë muajit mars që vendi kaloj në karantinë ato se përfituan pagën e luftës dhe nuk duan që e njëjta situatë të përsëritet.
Shtuar më 27/11/2020, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori