Mbyllet dosja për Sandokanin: Plagosi kushërirën për xhelozi
Pëlqej
Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjykatë dosjen e 29-vjeçarit Sandokan Meçaj, i cili në shkurt të këtij viti ka plagosur me thikë në qafë kushërirën e tij.

Sipas organit të akuzës xhelozia ka bërë që ai të qëllojë me thikë në qafë vajzën e tezes së tij, B. Manin, me të cilën mendohet se ka pasur një lidhje para ngjarjes.

Në dëshminë e dhënë, nëna e Sandokanit ka shpjeguar para grupit hetimor se Sandokani është djali i saj nga martesa e parë, ndërsa Brunildën e ka mbesë, vajzën e motrës.

Nëna e autorit ka rrëfyer se ngjarjen e ka mësuar nga nipi i saj, djali i Brunildës, i cili i ka treguar asaj rrethanat e ngjarjes dhe se autori ishte Sandokani.

“Ermira Ramushi deklaron se B. dhe Sandokani kanë jetuar të dy në një dhomë për një kohë prej 7 muajsh në Greqi.B. i kishte premtuar Sandokanit se të dy do të jetonin në Angli, por ditët e fundit ajo kishte ndërruar mendje dhe për këtë shkak, nga xhelozia dhe dashuria për të, Sandokani ka kryer ngjarjen. Ermira dëshmon se motivi i ngjarjes është xhelozia dhe Sandokani i ka shprehur asaj se nuk jeton dot pa Brunildën”, citohet në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë autori i ngjarjes. I pyetur në lidhje me këtë ngjarje, Sandokan Meçaj ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori