Është mbyllur dosja hetimore ndaj dhëndrit që vrau vjehrrin, ngjarje e ndodhur në 17 maj të këtij viti në zonën e Kasharit, në Tiranë.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për hetim në gjykatë me "akuzën e vrasjes", dosjen hetimore ndaj Altin Sulkut, i
akuzuar për vrasjen e vjehrrit të tij Lutfi
Xhaferri dhe plagosjen e vjehrrës,
Naime Xhaferri.
Naime Xhaferri është dëshmitarja kyçe në këtë proces. Në dëshminë e dhënë në prokurori ajo ka deklaruar se në datën 17 maj,
Sulku u ka dalë përpara dy bashkëshortëve, duke i
akuzuar se kanë qëlluar me armë te shtëpia e tij një natë më herët.
Nën hetim është edhe babai i Altinit, Skënder
Sulku. Ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë për akuzën e "armëmbajtjes pa leje". /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2015,
ora 14:05