Mbyllet dogana: Pala greke pezullon punën në Kapshticë
Pas urdhrit se në ditë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas, pika kufitare në Kapshticë ka pezulluar punën.

Me anë të një njoftimi nga policia kufitare, bëhet me dije se është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Njoftimi
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.

Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur.
Shtuar më 16/08/2020, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori