Paditi gjysmën e qeverisë, Basha: Tallen me fatkeqësinë e njerëzve

Partia Demokratike ka depozituar në SPAK një padi penale ndaj zyrtarëve të lartë shtetorë që përfshijnë emrat e disa kryebashkiakëve apo ish-kryebashkiakëve, ministra dhe drejtues insitucionesh të rëndësishme.

Po sot, Lulzim Basha ndodhet në Durrës nga ku ka deklaruar se pas 2 mujash nga tërmeti i 26 Nëntorit, situata vijon të mbetet dramatike.

“Dy muaj më pas, situata në Durrës është katastrofike.
Premtime të pambajtura dhe propagandë përballë qytetarëve që nuk kanë asnjë zgjidhje për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Është në turpin e kësaj qeverie që të tallet dhe luajë me fatkqesinë e banorëve të zonave të prekura nga tërmeti!”, shkruan Basha.


Shtuar 30.01.2020 17:04