Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Mbyllen mbi 30 universitete, Rama: Nuk plotësojnë kriteret
Pëlqej
Gjatë aktivitetit në sallën “Iliria” tek Kinoklubi në Qytetin Studenti, ku u prezantua Raporti i verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend, u bë me dije për mbylljen e disa universiteteve.

Ajo që u nënvizua lidhet me faktin se disa shkolla dhe universitete private e shtetërore do të mbyllen, kurse disa institucioneve të tjera arsimore, do u pezullohet licenca. Në aktivitet morën pjesë Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama.

Do t’i propozohet Këshillit të Ministrave rreth aktivitetit të këtyre institucioneve arsimore:

Propozim për mbyllje
Akademia e Arteve Shkodër

Propozim për mbyllje të filialeve
Filiali Kukës, Universiteti i Tiranës
Filiali Sarandë
Filiali Peshkopi, UAMD
Filiali Pogradec, UK
Filiali Lushnje, Universiteti Bujqësor
Filiali Gjirokastër, Universiteti Bujqësor
Akademia Pedagogjike, Tirane
Kolegji profesional i Sporteve Fier

Universitetet private për heqje licence
Universiteti 'Kristal'
Universiteti 'Vitrinat'
Universiteti 'Justiniani I'
Shkolla e Larte, "Nena Mbretereshe Geraldine"
Shkolla e Larte Amerikane e Tiranes
Shkolla e Larte Nderkombetare e Tiranes
"Shkolla e Larte Ilyria"
Kolegji profesional 'Argent', Shkoder
Kolegjet Profesionale, private "Medicom'
Shkolla e Larte Private e Edukimit
Universiteti 'Elite'
"Universiteti Planetar i Tiranes"
"Medikadent"
"Gjon Buzuku", Shkoder
Akademia e Ndertimit, Tirane

Pezullim te aktivitetit per 1 vit
Akademia Profesionale e Biznesit IPAL "ISSAT", Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent&Partners", Kolegji Profesional privat "New Generation", "Pavaresia" Vlore, "Logos", "Justicia", "Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi", Instituti Kanadez i Teknologjise, "Wisdom University", Universiteti "Aldent", Universiteti 'Albanian University', i njohur më pare me emrin 'UFO', etj.

Burime të MAS bënë me dije se studentët që studiojnë aktualisht në këto institucione që priten të mbyllen, do të shpërndahen në bazë të kritereve në universitete publike e private.

Në fjalën e tij, Rama ndërsa i ka cilësuar këto institucione si ‘skema piramidale’, shprehu keqardhjen për investimin e familjeve për fëmijët e tyre në këto shkolla.

“Më vjen keq për familjet që i kanë derdhur paratë në shumë skema piramidale dhe mashtruese. Se institucionet po të kishin bërë kontroll më parë në bazë të ligjit, do kishin kursyer qindra milion lekë, investime të prindërve”.

“Qeveria e mëparshme blente qetësi me paratë e prindërve duke i nisur të gjithë që të paguajnë gjithçka kanë, për të shkuar në universitet dhe duke i ushqyer fëmijët me iluzionin se po bëhen inxhinierë, doktorë, juristë e me radhë dhe nuk gjendej përballë kërkesës për punësim”, tha Rama. /albeu.com/

Shtuar më 04/08/2014, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori