Mbyllen hetimet për kontrabandimin e 300 shqiptarëve, 51 të pandehur
51 të pandehur kanë përfunduar në gjykatë pas mbylljes së hetimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda për operacionin "one if by land".

Prokurori Eugen Beci ka dorëzuar dosjen me 95 fashikuj në gjykatë ku pjesë janë dhe 450 CD me përgjime dhe materiale te tjera. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin shtetas shqiptare drejt SHBA, Kanadasë dhe Britanisë kundrejt shumave që varionin nga 30 mijë dollare për në Amerike dhe Kanada deri ne 10 mijë paund në Angli.

Mbi të gjithë të pandehurit rendojnë akuzat e trafikimit të qënieve njerëzore në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit u shkatërruan 7 grupe kriminale që vepronin në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada.

Pjese e operacionit ishin autoritetet amerikane dhe kanadeze.

Shtuar më 04/06/2019, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori