Mbyll sot punimet Kuvendi Kombëtar i PD, flasin kryetarët e degëve
Pëlqej
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike zhvillon sot rreth orës 11:00 të paradites ditën e dytë dhe të fundit të punimeve. Në Pallatin e Kongreseve pritet të flasin disa prej të zgjedhurve në degët kryesore të PD, por edhe figura të tjera të opozitës.

Gjatë ditës së parë të Kuvendit u mbajtën fjalimet kryesore nga kryetari aktual i kësaj partie Lulzim Basha dhe ish-kreu i saj Sali Berisha. Po kështu dje u miratuan ndryshimet në statut si dhe u votua për 150 vende në Këshill. 7500 delegatë do të zgjedhin Këshillin Kombëtar, ndërsa strukturat e tjera drejtuese do të zgjidhen në javët në vijim.

Në ditën e parë raportohet se votuan më shumë se 55% e delegatëve, ndërsa procesi që ishte parashikuar të mbyllej në orë 18:00 u shty deri kur votoi edhe delegati i fundit.
Në funksion të procesit të votimit ishin ngritur 10 komisione me nga tre anëtarë dhe 300 vend votime, ndërsa demokratët me të drejtë vote duhet të zgjidhin të besuarit e tyre mes 285 kandidatëve për 150 vendet në Këshillin Kombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori