E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Mbushje kutish si në '96, Rama pret me ankth orën 15:00
Gjetjet dhe përfundimet paraprake të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit nga vëzhguesit ndërkombëtarë do të paraqiten ditën e sotme në orën 15:00, ndërkohë që deri më tani kanë dalë në pah problematika të ndryshme, siç është votimi familjar apo mbushja e kutive.

Konferenca për shtyp mësohet se do mbahet në Hotel Tirana International, aty ku ambasadorja Audrey Glover, Drejtuese e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, do të japë një deklaratë për gjetjet paraprake të misionit dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Mbëtet për tu parë se si do t'i vlerësojnë vëzhguesit ato që panë në këto zgjedhje, ndërsa mendimi i tyre është mjaft i rendësishëm për Ramën, të cilit i duhet legjitimiteti pas zhvillimit të zgjedhjeve njëpartiake 30 vjet pas shembies së komunizmit në vend.

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende dhe është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Shtuar më 01/07/2019, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori