Vetëdorëzohet një nga vëllezërit që vrau teknikun e kondicionerëve
Mbushën peshkun e ngrirë me të "bardhë", kapet shqiptari pjesë e grupit të trafiqeve
Një shqiptar është akuzuar nga gjykata e Roterdamit me 5-7 vite burg pasi u shkatërrua një grup kriminal me 7 persona.

Këta të fundit akuzohen për përfshirje në transportin e 1125 kg kokaine.

Droga me një vlerë rruge rreth 22 milion euro u fsheh në një ngarkesë peshku të ngrirë që transportohej me kontejnerë nga Ekuadori në Roterdam.

Policia ndoqi transportonin drejt një depoje në Zaandam. Në fund të korrikut, gjashtë nga shtatë të dyshuarit u arrestuan gjatë një aksioni në depo, përfshirë një shqiptar dhe një amerikan.

I dyshuari i shtatë, një burrë 48 vjeç, u arrestua në Hagë. Holandezi ishte organizatori i transportit.

Policia kontrolloi ndër të tjera ambientet e biznesit të burrit në Rijsëijk dhe Alphen aan den Rijn dhe një karvan në Bergambacht. Përveç kësaj, u gjetën burime që përdoreshin për prodhimin e ekstazit. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2019, ora 08:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori