Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Mbushën jahtin me 4 ton drogë, zbardhen detajet e para mbi 3 shqiptarët
Tri shqiptarët që u kapën me gati 4 tonë hashash në një jaht në brigjet italiane, rezultojnë banues në Durrës dhe Tiranë.

Për shkak të sekretit hetimor, policia rezervohet të japë identitetin e tyre dhe moshën, por Top Channel ka mësuar se 3 personat në fjalë kanë hyrë në territorin malazez ditën e hënë.

Pikërisht nga ky shtet dyshohet të jetë nisur edhe mjeti lundrues luksoz, i mbushur me drogë, i cili mendohet të jetë marrë më qira.


Jahti me flamurin amerikan është pikasur nga Guardia di Finanza italianeujërat territoriale në zonën e Viestes dhe pas ndjekjes dhe me suport ajror është bërë i mundur bllokimi i tij në det.

Paraprakisht, rezulton se jahti nuk ka shkelur ujëra shqiptare, ndërsa hetimet janë fokusuar mbi origjinën e drogës, vlera e së cilës përllogaritet mbi 20 milionë euro.

Pak ditë më parë, policia italiane sekustroi edhe 2.3 tonë kanabis që sapo ishte shkarkuar nga një gomone oqeanike e cila humbi gjurmët në ujrat malazeze dhe ato kroate.

Pritësi i kësaj sasie ishte sërish një shqiptar që u arrestua ndërsa nga analizat e zhvilluara mes policisë italiane dhe asaj shqiptare rezulton se trafikantët janë duke shfytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujërat shqiptare drejt Puljas, por në pjesën e sipërme të Adriatikut. /TCH/

Shtuar më 06/09/2017, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori