Mbushi makinën me karburant dhe arratiset, arrestohet “gangsterja” nga Vlora
Pëlqej
Një vajzë vetëm 19-vjeçare është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ikur pa paguar paratë që i detyrohej një punonjësi të pikës së karburantit.

Policia bën me dije se vlonjatja ka mashtruar punonjësin dhe pasi ka furnizuar mjetin e saj tip ‘Opel’ me karburant ia ka mbathur.

Njoftimi i policisë

Arrestohet P. T, 19 vjeçe banuese në Vlorë.

Kjo shtetase më datën 01.09.2017, ka furnizuar me karburant mjetin tip ‘’Opel’’ në një pikë karburanti në lagjen “10 korriku”dhe është larguar pa bërë pagesën. /albeu.com/


Shtuar më 02/09/2017, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori