Mbush çantën me drogë e niset për Greqi, arrestohet 26-vjeçari
Një çantë me kanabis është kapur në autobuzin Gjirokastër-Athinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare e Kakavijës, në autobus u gjetën 3 kg kanabis të futur brenda një çante.

Policia ka arrestuar Pirro Kotrocin, banues në Gjirokastër, pasi pas hetimeve rezultoi se pakot me kanabis ishin dërguar nga ai.

Nën njoftimin e policisë thuhte se, "Pirro Kotroci, 26 vjeç, ishte i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve" . /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2018, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori