"Mbulohet" sërish Skënderbeu (FOTO LAJM)

Debati për “mbulimin” e Skënderbeut ditën e festës së Kurban Bajramit ka shpërthyer në rrjetet sociale.

Pas reagimeve të shumta nga figura të njohura të medias dhe politikës nëse është apo nuk është mbuluar Skënderbeu, ky debat mori “dhenë” dhe zuri kryefaqet e mediave online.

Qytetarë të ndryshëm kanë postuar në Facebook dhe Instagram foto ku mbulojnë me dorë figurën e Skëndërbeut në kartëmonedhën e 50 mijëlekëshit duke ironizuar hapur debatin e nxehtë mes shqiptarëve.

Ky debat shpërtheu vetëm pak orë pas faljes së namazit në sheshin “Skënderbej”, ku qindra qytetarë shpërthyen në rrjetet sociale se përse statuja e Skëndërbeut ishte mbuluar, ndërkohë nga ana tjetër komuniteti Mysliman i Shqipërisë deklaroi se nuk ishte mbuluar qëllimisht dhe ishin fotot e shpërndara në median online që krijuan konfuzion dhe debat. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2017, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori