Mbrojtja nga droga, program për informimin e nxënësve
Drejtoria Arsimore Rajonale e Qytetit Tiranës dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë mbështetur dhe nga ambasada amerikane në Tiranë do të nisin zbatimin e një projekti i cili synon përgatitjen dhe formimin e fëmijëve të moshave 12-13 vjeçare, të cilët të përballen me fenoment negative të duhanit, alkoolit.



Në këtë kuadër, ditën e sotme, në ambientet e shkolles 9-vjecare "Pjeter Budi" në Tiranë, gjatë një ore mësimi asistuan Shefi i Programit ICITAP-Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Drejtues të Policisë së Kryeqytetit, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore dhe Koordinatorët e Programit.


Programi do të finalizohet me një ekspozitë në muajin maj 2011, Ditën Ndërkombëtare Kundër Duhanit, në një vend të hapur për publikun, me vizatime dhe punimet më të mira nga vetë nxënësit përfitues të këtij programi të secilës shkollë, ku pjesëmarrës do të jenë edhe aktorët bashkëpunues. /albeu.com/

Shtuar më 19/04/2012, ora 14:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori