Kushti për mbrojtjen e gjuhës
angleze për përfundimin e studimeve të larta po kundërshtohet edhe nga pedagogët të cilët shprehen se nuk mund të privosh dhe të detyrosh këdo që të orientohet drejt anglishtes duke nënvizuar se ligji ka mundësi ndryshimi.
Në një intervistë për televizionin Albanian Screen Andri
Koxhaj pedagog në fakultetin ekonomik shprehet se gjuha
angleze nuk duhet të jetë një kriter për të përfunduar studimet Bachelor.
"Implementimin e gjuhës
angleze askush nuk mund ta mohojë rëndësinë e saj,
askush nuk mund ta ekskludojë, por të vendosen disa trende që kanë një dinamikë më pozitive. Që do të thotë që për 3 vitet e ardhshme studentët të kenë veç diplomimit dhe certifikimit të njohurive të tyre në çdo fakultet, dhe një standard të caktuar të masterit", tha
Koxhaj. Pak ditë më parë studentë të Universitetit të Tiranës kanë protestuar përpara ministrisë së Arsimit duke kërkuar heqjen e kërkesës së mbrojtjes së Toefl-it. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2012,
ora 12:05