KORONAVIRUSI/ Mjeku jep 10 këshillat që të gjithë duhet t’i keni parasysh

Në vendin tonë janë konfirmuar dy raste të koronavirusit. Në një situatë të tillë, paniku dhe frike te qytetarët mjeku Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla shumë të rëndësishme lidhur me higjienën personale dhe ambientet e mbipopulluara.

Postimi i mjekut në Facebook

PARËSORE në përballjen me këtë sëmundje mbeten këshillat për:

1-HIGJENËN personale (larja e duarve shpesh dhe jo me pak se 20-30 sekonda) dhe atë kolektive;

2-MOS GRUMBULLIMI jo i domosdoshëm në mjediset publike e në të tjera mjedise;

3-PËRKUJDESI për “higjienën e të teshtiturës dhe të kolliturës”;

4- RUAJTJA e njomësisë së fytit me pirje të herë-pas-hershme të sasive të vogla uji;

5- USHQIMI i variueshëm, kuptohet edhe sipas edhe mundësive financiare, i pasur me vitamina C, D, A;

6-të PATURIT në vëmendje e mos frekuentimit të shkollave, e qendrave të punës në rast shenjash klinike gripngjasuese (teshtitje, kollë, dhimbje koke, temperaturë);

7-VETËIZOLIMI 14 ditor për personat që vinë nga vende të prekura dhe me raste të transmetimit komunitar të sëmundjes, harta e të cilave është zgjeruar që nga Kina e deri në Itali;

8-KONTAKTIMI me Shërbimin e Urgjencës Kombëtare me numurin 127, NËSE ai/ajo ka shënja të tilla si temperatura, tështitje e kollë, vështirësi në frymëmarje, dhe mos ardhja direkte në spital;

9- KUJDESI ndaj individëve mbi 65 vjeç dhe ndaj mjekimit të rregullt të sëmundjeve kronike që shumë prej tyre kanë: sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, të mushkërive (sidomos të sëmurët me SPOK), të kyçeve, etj, si grupi më i rrezikuar për të bërë ndërlikime në rast infektimi nga Covid-19/Sars-Cov-2;

10-VETËKONTROLLI e mos panikimi për një situatë detyrimisht kalimtare të kërcënimit epidemiologjik të popullatës.


Shtuar 9.03.2020 07:39