EMRI/ Identifikohet autori që terrorizoi Shkodrën mbrëmë, tentoi të vriste pronarin e një lokali

Nelson Mema është personi që terrozizoi qytetin e Shkodrës mbrëmjen e djeshme, 9 korrik.

Mema duke qarkulluar me një automjet, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar, duke trembur qytetarët që ndodheshin në vendngjarje në momentin e të shtënave.

Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Sipas burimeve, Mema ka qëlluar në drejtim të një pronari lokali në lagjen “Xhabiej”, por fatmirësisht mbeti vetëm tentativë.

Ndërkohë policia vijon punën për kapjen e autorit./albeu.com/


Shtuar 9.07.2023 07:48