Mbretëresha e Britanisë frymëzohet nga Nënë Tereza, ja fjalët që ka zgjedhur për Krishtlindjet (VIDEO)
Mbretëresha Elizabetë II e Britanisë së Madhe në fjalimin e saj gjatë urimit të Krishtlindjeve ka zgjedhur të citojë shenjtoren me origjinë shqiptare Shën Terezën.

Ajo në fjalimin e saj ka dërguar mesazhin e paqes dhe dashurisë, ndërsa këtë thotë se e merr gjatë takimit me njerëzit e thjeshtë.

“Që inspironi të tjerët nuk është e domosdoshme që të shpëtoni jetë, apo fitoni medalje. Shpesh marr fuqi nga takimet me njerëz të thjeshtë që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme: vullnetarët, kujdestarët, organizatorët e komunitetit dhe fqinjët e mirë, heronj të pakënduar që me përkushtim që i bën ata të veçantë.

Ata janë inspirim për ata të cilët i njohin, dhe jeta e tyre shpesh përfshinë një të vërtetë të shprehur nga Nëna Terezë, nga ky vit Shën Tereza e Kalkutës. Ajo njëherë kishte thënë: ‘Jo secili prej nesh mund të bëjë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, ka thënë mbretëresha Elizabeth II./Albeu.com/

Shtuar më 25/12/2016, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori