Terrorizuan qytetin, si funksiononte "komisariati nr.2" i Aldo Bares në Lushnje
Pëlqej
Kapoja e Lushnjes Aldo Bare është rikthyer sërish në vëmendje për shkak të atentatit të djeshëm ndaj nipit të tij, atentat i cili dyshohet se është kryer nga rivali i bandës së Aldo Bares.

Ditën e djeshme humbën jëtën dy të rinj, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, të cilët njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit).

Por kush është Aldo Bare?

Bare ka qenë një nga efektivët më të mirë të Repartit Special 326.

Pas ndryshimeve në vend, në vitin 1990, Bare largohet nga trupat speciale dhe emri i tij do të harrohej deri në verën e vitit 1997, ku do të njihej si “kapoja” e Lushnjes.

Ndryshe nga të gjitha bandat që vepronin në vitin 1997 në vend, banda e Lushnjes, që u drejtua nga Aldo Bare, arriti të krijonte një komisariat të vetin në qytet, atë që mbahet mend edhe si “Komisariati Nr. 2”.

Mbretërimi i tij në qytet zgjati për gati 10 vjet, deri në vitin 2006 ku u godit dhe koka e bandës, Aldo Bare i cili u arrestua në Maqedoni.

Zanafilla e “Bandës së Lushnjës” nis aty nga viti 1997.

Gjithçka nisi pas një sherri mes Aldo Bares dhe Artur Dajës, pas një bisede telefonike mes dy miqve. Grindja mes tyre nuk do të mbaronte vetëm me një mbyllje telefoni.

Sipas prokurorisë, Aldo Bare qëllon ndaj Artur Dajës, duke e plagosur, por vdes në vend një shoku i këtij të fundit, Genci Kashari.

Por në këtë shkëmbim zjarri mes palëve ka mbetur i vdekur vëllai i Aldos, Ramadan Shkurti.

Pas ngjarjes, trupat e të vrarëve Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabia janë mbajtur peng për një kohë të gjatë nga Artur Daja, që nuk ka lejuar marrjen e kufomave nga familjarët e tyre.

Për t’u hakmarrë për të vëllanë e tij, Aldo Bare (Alferd Shkurti) krijoi bandën e armatosur, duke përfshirë edhe persona të tjerë të akuzuar në këtë proces. Kjo bandë ka pasur 15 anëtarë.

Ndërkohë që tre nga të dyshuarit si anëtarë të së ashtuquajturës “banda e Lushnjës” janë vrarë, përkatësisht Gentian Kulla, Edison Xhafaj, Leonard Prifti.

Akuzat mbi Baren dhe bandën e tij

-Krijimin e organizatës kriminale, 15 vrasje

-Për rrëmbim personi

-Shkatërrim prone

-Dhunim varresh

-Kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale
-Vendosjes së eksplozivit në stadiumin e Lushnjës

-Për vendosjen në 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë, Idriz Shuli

-Për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, vendosje e eksplozivëve në mars të 2005 në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë

-Për vrasjen në korrik 2005 të Baki Taullahut dhe për një numër vrasjesh të tjera. /albeu.com/




Shtuar më 12/10/2017, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori